U bllokuan në kanionet e Langaricës, shpëtohen 4 turistë polakë dhe çifti gjerman me fëmijë
Nga Entjola Budo Përditësimi i fundit 22 Gusht 2022, 19:14
LAJMI U PERDITESUA-7 turistë, të cilët u bllokuan pasditen e sotme në kanionet e Langaricës, në llixhat e Benjës, u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe policia.
Fillimisht u nxorën 4 turistë polakë sëbashku me fëmijën e çiftit gjerman, ndërsa këta të fundit mbetën të bllokuar në shpellë për pak kohë.
Zjarrfikësit u desh ti tërhiqnin me litar. Operacioni u mbyll me sukses rreth orës 19:15.
Policia e Përmetit tha se turistët kishin kërkuar ndihmë pasi humbën orientimin dhe mbetën të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.
Shkak paraprak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me reshje intensive në zonë.
Për pasojë ka dalë nga shtrati lumi i Langaricës.

