Spektakël në derbin e sheikëve, Manchester City shpëton me një barazim (VIDEO)
Premier League konfirmohet kampionati më spektakolar i planetit. Manchester City limitoi dëmet në “St James Park” në një 90 minutësh të parashikueshëm përballe Newcastle ku u shënuan 6 gola por nuk pati asnjë fitues.
3-3 në fund të një sfide me shumë të papritura dhe ritëm frenetik ku fillimisht shënoi Gundoghan dhe më pas “qymirxhintë” dominuan me tre gola që shtangën Pep Guardiolën por jo skuadrën e tij në fushën e lojës.
Almiron, Wilson dhe Trippier ndezën stadiumin në veri të Anglisë duke krijuar iluzionin e një suksesi historik por me Halaand kundërshtar nuk mund të jesh asnjëherë i sigurt te fitorja.
Novegjezi ngushtoi shifrat dhe Bernardo Silva barazoi ndeshjen e fundit të ditës së dielë në Premier League ku Manchester City regjistron një barazim që e çon në kuotën 7 dhe konfirmon në krye të vetëm Arsenalin me 3 fitore në po kaq ndeshje. Në krahun tjetër, Newcastle ngjitet në kuotën 5 ende pa asnjë humbje në tre ndeshjet e para.
