Kategoria Superiore mbyll javën e parë me fitoret bindëse të Bylisit dhe Laçit

Bylis dhe Laçi dominojnë në ndalesat e para sezonale të luajtura respektivisjht në Ballsh dhe Kurbin kundër Kastriotit e Teutës. Dy ndeshjet e fundit që mbyllën javën e parë të Kategorisë Superiore nuk dhuruan surpriza.

Mallakastriotët dominuan në pjesën e parë por ishte sulmuesi Anthony Beji që zhbllokoi ndeshjen pas një aksioni personal. Festë në “Adush Muça” që u pasua nga një tjetër gol i shpejtë i Kaçorrit që nga e djathta e sulmit lëshoi një silur për të vulosur fatin e kësaj ndeshjeje ku Bylis meritoi gjithçka, ndërsa skuadra e Emiljano Çelës tregoi se mund të ketë shumë probleme gjatë këtij sezoni.

Në Laç, skuadra e Vukicevic nuk zhgënjeuduke fituar 3-1. Dominim pothuajse total i bardhezinjve që shënuan menjëherë me Velkovskin dhe më pas në të dytën Adeleke dhe Mazrekaj konfirmuan me gola atë që po ndodhte në fushën e lojës ku Laçi shtypi durrsakët pa shumë vështirësi duke treguar se avarësisht largimit të Guindo, skuadra kurbinase mund të kërkojë më shumë se vendi i dytë këtë sezon.