E dielë e “zezë” për skuadrat londineze, Chelsea-n e shkatërron Leeds United (VIDEO)

Chelsea turpërohet në “Elland Road” nga Leeds United që fiton 3-0 duke i dhënë një leksion futbolli skuadrës së Thomas Tuchel. 90 minuta që duhet t’i harrojë sa më shpejt ekipi i bluve të Londrës që u dërrmua nga një skuadër më e përgatitur dhe e organizuar.

Pa një pikë referimi në sulm dhe mbrojtjen ende të paorganizuar, Chelsea vuajti edhe mungesën e fresiksë fizike ndërsa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas dy të verdhëve të mbrojtësit Kalidou Koulibaly. Golin e parë e shënoi Aronson në pjesën e parë ndërsa Moreno dhe Harrison shtuan edhe dy gola të tjerë për fitoren që e ngjit Leeds në kuotën e 7 pikëve pa asnjë humbje në 3 javët e para.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, West Ham u thye 2-0 në shtëpi duke regjitruar humbjen e tretë në po kaq ndeshje ndërsa Brighton u largua me pikë të plota nga Londra.