Mirësevjen KAMPIONE E EUROPES! LUIZA GEGA mbërrin sot në atdhe
Mbërrin sot në atdhe Luiza Gega, kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa.
Atletja kuqezi është e para shqiptare që regjistron një arritje të tillë.
Në garën e 20 gushtit ajo e preu finishin me kohën 9:11:31, në një garë që e dominoi nga starti e deri në fund.
Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, që ngjitet në majën e Europës.
Në orën 11:00 pritet që Kampionia të zbresë në atdhe dhe për nder të saj do të organizohet një pritje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Luiza Gega falenderoi nga zemra të gjithë ata që e uruan.
"Faleminderit nga zemra per cdo urim,
ma keni bere kete dite edhe me speciale
Nuk jam ndjere kurr me e emocionuar dhe me krenare"
Për të kuptuar diferencën e madhe me garueset që kompletuan podiumin, mjafton të shikojmë vendin e dytë të gjermanes Meyer me rreth 4 sekonda më shumë dhe të tretin e britanikes Bird me kohën 9:23:18.
