Usyk është edhe futbollist profesionist, nuk e besoni? Shikoni videon!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2022, 13:10
Nuk do ta besoni por kampioni i peshave auper të rënda, Oalexander Usyk që mbrojti katër gjerdanët ndaj Anthony Joshua, është edhe futbollist profesionist.
Në muajin shkurt, pak ditë përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, ai debutoi në divizionin e dytë me fanellën e skuadrës FC Polyssia Zhytomir.
Ai u aktivizua si zëvendësues në ndeshjem miqësore ndaj NK Veres Rivne ku skuadra ukrainase fitoi 2-1. Me numrim 17 në minutën e 76, njeriu më i fortë i planetit bëri nxemjen në versionin boks dhe më pas u aktivizua për 16 minuta.
Shikojeni për ta besuar;
