Projektohet “dueli i dueleve” Usyk-Fury, 5 gjerdanët drejt unifikimit

Për herë të parë pas shumë vitesh, të gjithë gjerdanët e peshave super të rënda mund të unifikohen në një të vetëm nëse Tyson Fury do të vendosë të rikthehet në ring edhe pse ka njoftuar tërheqjen. “Gipsy King” që mban vetëm prestigjozin WBC e mori mesazhin nga Oalexander Usyk i cili menjëherë sapo mbrojti 4 gjerdanët e tij në përballjen me Joshua, kërkoi një duel që mund të konsiderohet edhe si “sfida e sfidave”.

Në vitin 2015 ai mundi ukrainasin tjetër, Wladimir Klitchko dhe në një mesazh të koduar në rrjetet sociale, ai lë të kuptohet se do të kërkojë një tjetër sfidë me një tjetër ukrainas, këtë herë me 35-vjeçarin Usyk.

“Nëse doni që unë të ndeshem duhet të paguani mirë dhe çeku duhet të jetë shumë i majmë”, shton Fury që më vonë e fshiu postimin e tij por gjithsesi dha mjaftueshëm informacion për atë që mendon aktualisht pasi rivali e sfidoi publikisht.

Bisedimet kanë nisur dhe sipas mediave britanike, Fury kërkon të përfitojnë 125 milionë pound nëse rikthehet të boksojë, ndërsa sfida do të zhvillohej sërish në Jeddah të Arabisë Saudite në datën 17 dhjetor, pak ditë përpara finales së Kupës së Botës që do të luhet në Katarin fqinjë.