Joshua "shkel" gjerdanët pas vendimit të jurisë. Shikoni reagimin e britanikut (VIDEO)

Juria votoi në favor të Oalexander Usyk pas një ndeshjeje shumë të luftuar por Anthony Joshua nuk ishte aspak dakort me vendimin e tyre. Dy gjyqtarë votuan 115-113 për secilin boksier ndërsa i treti 116-122 për kampionin në fuqi, ukrainasin 35-vjeçar.

Menjëherë në sallë u krijua përshtypja se diçka nuk po shkonte dhe shumë tifozë nga shkallët kundërshtuan vendimin ashtu si edhe vetë boksieri nga Sheffield. 

Shikoni se si reagon ai ndaj vendimit të jurisë;