Blushi i PL-së "blogerë" të tjerë, vizituan e filmuan bazën ushtarake të Pashalimanit/ Video

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë denoncon një tjetër rast kur persona të vetëprezantur si blogerë”kanë hyrë në zonën e Pashalimanit, të cilin Rama ia ka ofruar NATO-s për bazë të sigurtë.

Videoja është publikuar në youtube 2 muaj më parë.  Zyrtari i lartë i PL-së, Tedi Blushi  thotë se këto janë dëshmi se kapitullimit të institucioneve

“Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare. Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime "blogerëve" të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Kur "blogerë" apo "turistë" janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç'mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin” shkruan Blushi.

Ai kërkon që përgjegjësit që kanë shpërdorura detyrën të vihen para ligjit.

"Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt! Shpërdorimi i detyrës duhet t'i vendosë sa më parë para ligjit të gjithë përgjegjësit! Institucionet nuk kanë funksionuar! Qartësisht kanë dështuar!" mbyll postimin ai.

Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake të Gramshit po hetohen per tre vepra penale;“Goditje për shkak të detyrës”, Sigurim i informatave” kryer në bashkëpunim dhe “Dhënie e informatave sekrete”. Nese ata shpallen fajtor rrezikojnë deri ne 10 vite burg.

Dosja tashme i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor te Elbasanit. Autoritetet shqiptare dolen me keto konkluzione në lidhje me incidentin e ndodhur pasditen e 20 gushtit, ne përfundim të veprimeve te para hetimore.

Pa kaluar 12 orë nga rasti ku dy rusë dhe një ukrainas u zbuluan në Gramsh, sinjali i alarmit u ndez në Poliçan.

Dy shtetas çekë 42 dhe 51 vjeçarë u kapën me aparat fotografik në tunelet e Poliçanit. Në fakt kanë qenë bashkëshortet e tyre që i kanë zbuluar, pasi po qëndronin në ambientet e jashtme të zonës në ruajtje.