Arsenali i armëve në Kodër Mëzez, zbulohen fotot e babë e bir. Djali ende në kërkim

Sasia e armatimit e zbuluar në zonën e Mëzezit nga strukturat e komisariati Nr.6 në Tiranë,përbënte një arsenal të mjaftueshëm për tu përdorur nga grupet kriminale në ngjarje të rënda në vend.

Një informacion i marrë në rrugë operative se në banesën e braktisur, kishte mjete të vjedhura dhe armatim, është vlerësuar seriozisht nga komisariati nr.6 në kryqytet, duke sjellë një ndërhyrje të befasishme në objektin e lokalizuar si vend që përdorej si depo armatimi.

Ndërhyrja është realizuar duke kërkuar dhe ndihmën e forcave mbështetëse në Drejtorinë e Tiranës, ç’ka solli një rrethim total të objektit dhe zbulimin e armatimit, municioneve dhe mjeteve motorike që mund të përdoreshin në ngjarje kriminale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Ora News” zbulon ekskluzivisht fotot e babë e bir, Kujtim Çaushi dhe Erlind Çaushi të cilët akuzohen si personat përgjegjës për sasinë e armatimit, ku ndër të tjera policia arriti të kapi dhe një snajper. Operacioni i koduar "Arsenali" u ndërmor më 18 gusht 2022.

Kujtim Çaushi, tashmë i arrestuar nga policia, rezulton të jetë daja i Elton Deliut, një personazh ky i ekzekutuar në dhjetor 2008 në Tiranë së bashku me nënën e tij, Flutura Deliu.

Ndërsa djali i Kujtimit, Erlindi, është shpallur në kërkim nga strukturat e komisariatit nr.6, pasi rezulton dhe akuzohet se është i implikuar së bashku me babain e tij në grumbullimin e sasisë së armatimit dhe municionit.

Kajtim Çaushi, ka pasur edhe më parë precedent të mëparshëm të mbajtjes pa lejë të armëve, duke marrë dhe një dënim nga gjykata e Tiranës për një pistoletë tip “Glock” dhe 13 fishekë që ju kapën në banesë.

Në 16 qershor të po këtij viti komisariati nr.6 së bashku me drejtorinë të Tiranës, zbuluan një tjetër bazë të mbajtjes së arsenalit të madh të armëve.

Në një shtëpi tre katëshe, policia zbuloi armatim modern dhe mjete që shërbenin për modifikimin e armëve të ndryshme deri tek snajperat.

Ndërsa gjatë operacionit arrestoi Elvis Bakallin 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç.

Po në qershor të vitit 2020 nga komisariatij nr.6, është bërë zbulimi i një tjetër baze armatimi në Yrshek, ku policia sekuestroi armatim të rëndë, si mitralozë, automatikë, pistoleta automatikë MP7, një snajper dhe çifte gjahu.

Për këtë rast policia arrestoi Gëzim Horukun dhe shpalli në kërkim policor me 1 muaj Erigers Mihasin.

Armatimi që akomulohet në zonën periferike të Tiranës si Yrsheku dhe Mëzezi, përdoret nga grupe kriminale që veprojnë në Tiranë dhe jo vetëm.

Çfarë u gjet në garazhd

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.


Shenim*Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.