Makina ku udhëtonin 3 të rinjt u përplas me mbrojtëset metalike në Milot - Tuneli i Kalimashit. 2 të vdekur, shoferi në spital

Ora News sjell foto nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Milot Tuneli I Kalimashit ku humbën jetën dy 30 vjeçarë ndërsa një I tretë ndodhet në spital.

Aksidenti u shënua rreth orës 02:30 të 20 gushtit 2022 në vendin e quajtur "Vau Shkjeze", Rrubik.

Shtetasi Marsel Busho "duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë" informoi sot policia.

Nga fotot që kanë mbërritur nga vendi i ngjarjes mbrojtjësja metalike ka përshkuar tej për tej makinën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Makina ku udhëtonin 3 të rinjt u përplas me mbrojtëset
Në foto: Makina e aksidentuar në aksin Milot - Tuneli i Kalimashit, 20 gusht 2022