Opozita në "sulm", Berisha: Rama, ligj kundër Metës! Kreu i PL-së: Ramës do ja fusim ku e shijon më shumë

Sali Berisha, iu përgjigj socialistëve mbi propozimin për dekomunistizmin, duke theksuar se Partia demokratik ka qenë dhe është për pastrimin e institucioneve nga ish sigurismat.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kreu i PD-së, tha se Autoriteti i Dosjeve ekziston dhe nuk mund të jetë tek dekriminalizimi, por sipas tij mjafton që bazuar në parimet e Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, të krijohet ligji që garanton lustracion të plotë.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit. Natyrisht për të mos bërë politikë por për të qenë realist, Gjykata e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias kanë të përcaktuara disa standarde për këtë proces.”

Por thënë keto, Berisha tha se projkligji i bërë publik nga socialistët nuk është dhe nuk garanton dekomunistizim.

Ai tha se është një tekst komplet anti-Meta, për të cilin tha akuzat ndaj tij janë shpifje te hapura.

“Atë që bën PS, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë”.

Vetëm pak minuta më vonë Ilir Meta doli nga selia e Partisë së Lirisë për ta quajtur edhe ai nismën e  socialistëve si nismë kundër tij. Por kishte një paralajmërim.

“Ju e dini fatin e të gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithë. Më argëton nisma e re, pasi jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar por shumë vonuar. Do i japim të gjithë kënaqësinë çdo ligj që ai do të bëjë kundër Metës, Berishës kujtdo që është në opozitë të vërtetë do ia fusim atje ku e shijon më shumë".

Ilir Meta nuk foli për "non gratat" por Sali Berisha kishte një përgjigje për debatin dhe mundësinë e përfshirjes se non gratave ne në dispozitat ndaluese të kodin zgjedhor.

“Nëse do të bëhej një ligj anti-Berishë, ta provojë, i siguroj se vrulli e hovi vetëm do të rritet”

Pasaporta e artë ka qenë e propozuar edhe nga Sali Berisha vite më parë në qeveri, por në atë kohë u tërhoq pas kërkesës së ndërkombëtarëve.

Por pse sot ai e kritikon Ramën? Për këtë e ka një përgjigje.

“Asnjëherë dhe në asnjë kohë Shqipëria nuk ishte vlerësuar si narkoshtet. Raportet e Komisionit Euripian vlerësonin Shqipërinë si shtet ligjor funksional.”

Ndërkohë Partia e Lirisë solli argumente të tjera.

"Kjo tregon vazhdimësinë e arrogancës së qeverisë shqiptare në raport me BE, është çështja që rrezikon sigurinë kombëtare por dhe të rajonit dhe vetë Europës. Rrezikon edhe çështjen e riparjes së lëvizjes së lirë të qytetarëve".

Dy aleatët në opozitë folën për të ardhmen politike. Sali Berisha tha se pavarësisht marrëveshjeve apo koalicioneve  për zgjedhjet vendore nuk do të tërhiqet nga procesi i primareve. Në fakt primaret u vlerësuan si një proces demokratik dhe nga Ilir Meta.