Magazina me arsenal armësh, i arrestuari daja i Elton Deliut i vrarë në 2008 së bashku me të ëmën

Kujtim Çaushi, i cili u arrestua pasi u zbulua magazina ku mbahej një arsenal armësh rezulton të jetë daja i Elton Deliut një nga personat më aktiv në fushën e drogës deri në vitin 2008 ku ai u vra në apertamentin e tij bashkë me nënën e tij, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Në kuadër të operacionit të koduar “Arsenali” u sekuestruan municion luftarakë, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Policia bëri të ditur se arrestoi shtetasin Kujtim Çaushit ndërsa djali i tij Erind Çaushi është shpallur në kërkim.

Policia bëri të ditur se 62-vjeçari Kujtim Çaushi akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ndërkohë e njëjta akuzë është ngritur edhe për djalin e tij të shpallur në kërkim me dyshimet se ka qenë në dijeni dhe pjesëmarrës në aktivitetin kriminal.

Policia dyshon se magazine në fjalë përdorej për grumbullimin e armëve dhe municioneve me qëllim shitjen e tyre në tregun ilegal ku nuk përjashtohen edhe grupet kriminale.

Për këtë arësye të gjitha armët e sekuestruara janë dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku poi  nënshtrohen analizave kriminalistike për të saktësuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme.

Ky është rasti i tretë brenda gjashtë muajve kur në afërsi të kryeqytetit zbulohen magazina apo depo me armë pasi më herët forcat e policisë kanë ndërhyrë në një punishte në zonën e yrshekut dhe në një garazh tek Liqeni Artificial duke sekuestruar sasi të mëdha municioni dhe armatimesh.