Furnizonin Tiranën me kokainë, 2 të arrestuarit ishin mbajtur nën mbikqyrje

Policia kryeqytetit ka arrestuar 2 persona si të dyshuar  se  furnizonin disa lagje të Tiranës më lëndë narkotike. Gjatë kontrollit më makinë iu gjetën edhe 750 gr kokainë.

Artur alias Merkur Brahimaj dhe Ilir Ramadani janë arrestuar sot (20 gusht 2022) nga policia e Tiranës nën dyshimin se prej kohësh merreshin me shitjën e kokainës në kryeqytet.

Burimet bënë me dije për Ora News se sektori i narkotikeve kishte marrë informacion prej disa kohësh për këta dy persona e ndërsa është faktuar edhe me prova aktivitieti i tyre kriminal.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari Artur alias Merkur Brahimaj dhe 63-vjeçari Ilir Ramadani në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në kryeqytet.

Në momentin që dy personat kishin marrë lëndën narkotike dhe po lëviznin në një makinë policia ka ndërhyrë dhe gjatë kontrollit në cantën që Ilir Ramadani mbante me vete është zbuluar edhe 750 gramë kokainë e paketuar, e cila mbante mbishkrimin IGNITE.

Hetimet për ketë rast po i ndjek Prokuroria e Tiranës ku 2 personat në fjalë akuzohen për Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.