Tiranë/ Pakoja gati me 750 gr kokainë. Do shpërndahej tek"5 Maji", "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë
Rreth 750 gram kokainë gati e paketuar është bllokuar nga policia e Tiranës në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia njoftoi sot se u finalizua operacioni I koduar “Packed" dhe në pranga ranë dy banues në Tiranë.
“Në rrugën "5 Maji", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit Artur alias Merkur Brahimaj dhe Ilir Ramadani. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi Ilir Ramadani iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.
“Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë” informoi sot (20 gusht 2022) policia.
Të arrestuar: Artur alias Merkur Brahimaj 59 vjeç dhe Ilir Ramadani, 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
