Makina përplaset me mbrojtëset metalike në Milot - Tuneli i Kalimashit, vdesin dy pasagjerët, shoferi në spital

Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, 20 gusht 2022,  në Rrugën e Kombit, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Nga sa duken në pamjet, makina është përplasur me barrierën metalike e cila ka përshkuar tej për tej mjetin.

Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, mbetën viktima.

Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:30 në aksin rrugor “Milot-Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” të Rubikut.

Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet se u bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35 vjecarit Busho.

Shtetasi Marsel Busho "duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë" informoi sot policia.

Por rrethanat janë ende të paqarta dhe grupi hetimor nuk ka dalë në përfundime.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Segmendi Milot-Rubik është ndër pjesët më problematike të rrugës së Kombit dhe në hartën e njollave te zeza të aksidenteve.

Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe  971 të tjerë mbetën të plagosur në 7 muajt e parë të vitit në rrugët e vendit.

 

Gjashtë viktima u shënuan përgjatë korikut

Referuar shifrave numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Shjelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët mbetet shkaku kryesor.

Makina përplaset me mbrojtëset metalike në Milot - Tuneli i
Në foto: Makina e aksidentuar në aksin Milot - Tuneli i Kalimashit, 20 gusht 2022