Dyshohet se do bënin vrasje, Gjykata e Lezhës mban në burg “grupin” e të rinjve nga Kurbini

Gjykata e Lezhës mbajti në qeli, Nikoll Shernikun 28 vjeç dhe Flutura Berishën 34 vjeçe, dy të rinjtë nga Kurbini të arrestuar me dyshimin se po planifikonin një atentat.

Dyshimet janë se ata vepronin për llogari të grupeve kriminale që veprojnë në Zonën e Kurbinit, ku muajt e fundit janë shënuar disa atentate, ndaj togat e zeza vendosën që hetimi të vijojë me masën “arrest me burg”

Ata u kapën më 17 gusht 2022 në zonën e Kunës në Shëngjin, gjatë operacionit të koduar “Dyshimi”.

Policia u vu në lëvizje pas raportimit një makinë e blinduar po qëndronte poshte një pallati në zonën turistike, cka kishte ngjallur dyshime.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Bashkë me ta në makinë ishte edhe një 15 vjeçar.

Të tre ata tentuan u larguan me vrap ku vunë re efektivët e policisë, por nuk i shpëtuan prangave.

34 vjeçarja që ishte edhe drejtuese e mjetit tentoi të fshehë një kallashnikov që kishin në makinë, që u gjet më vonë.

Në makinë gjet edhe një një krehër tjetër automatiku me fishekë, ndërsa në çantën e 34 vjeçares, 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të policisë.

Policia e Lezhës thotë se ka dyshime që lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale.

Por për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, policia nuk bën të ditura të dhëna të tjera.

Nikoll Sherniku, në momentin e arrestimit ishte më masë arresti në shtëpi, pasi është nën hetim për përfshirë në vrasjen e policit Xhulio Prela.

Për këtë ngjarje ka qenë nën hetim edhe Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua pak javë bashkë me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën në Fushë Krujë.