Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të strehuar në Shqipëri

Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas ukrainas, qysh nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës 6 muaj më parë.

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodimir Shkurov, thotë që pjesa më e madhe e tyre janë të vendosur për t’u kthyer në Ukrainë dhe për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.

“Një falenderim të veçantë kemi për popullin e Shqipërisë, i cili ka mbledhur ndihma të ndryshme, në fonde, në ilaçe, ushqime dhe produkte të tjerë” - thotë ambasadori Shkurov.

Ai dha këto komente për Zërin e Amerikës, pas veprimtarisë Libri Ukrainas në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kjo është nisma e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, në mënyrë që ukrainasit e strehuar në Shqipëri të gjejnë libra në gjuhën e tyre.

“Kemi marrë një mbështetje shumë të fortë nga SHBA-të edhe nga shtetet e NATO-s dhe këto ndihma dhe mbështetje kanë ndikuar në ecurinë e luftës” - tha ambasadori ukrainas.