Aksidenti i rëndë në Milot - Tuneli i Kalimashit, zjarrfikësit ndërhyjnë me sharrë për të prerë mbrojtësen metalike

Është dashur ndërhyrja e forcave  të policisë dhe zjarrfikësve për të prerë me sharrë mbrojtësen metalike që kishte përshkuar tej për tej makinën ku humbën jetën Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç.

Ndërkohë që makina ka pësuar dëmtime të rënda.

Ata kanë qenë në postin e pasagjerit në makinën që drejtohej nga Marsel Busho 35 vjeç, kur ka ndodhur aksidenti.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Reth orës 02:30 të 20 gushtit 2022 në vendin e quajtur "Vau Shkjeze", Rrubik, të aksit Milot – Tuneli i Kalimashit Marsel Busho "duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Disa nga pistat e hetimit janë dhe ajo e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara apo përgjumja për shkak të orës së vonë kur ka ndodhur dhe aksidenti. Por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë saktë shkaqet e këtij aksidenti fatal.

Aksidenti i rëndë në Milot - Tuneli i Kalimashit,

Aksidenti i rëndë në Milot - Tuneli i Kalimashit,