Sula: Politika të shkëputet nga krimi. Kriminelët kanë arritur në stad tjetër, policia e pafuqishme

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, teksa ka komentuar ngjarjet kriminale në vend është shprehur se për të zgjidhur një situatë të tillë duhet të ketë vullnet politik.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Sula tha se politika duhet të shkëputet nga krimi.

Sipas Sulës kriminelët kanë arritur një stad tjetër dhe se policia është e pafuqishme.

Dashnor Sula: Ka vetëm një rrugë. Këtë zgjidhje e pres nga drejtësia. Po nuk pati vullnet politik nga Edi Rama dhe PS, bashkë me mazhorancën dhe deputetët e saj, të cilët të shkëputen nga elementë kriminale dhe grupet kriminale të cilët kanë interesa të ngushta. Duhet të shkëputet politika nga krimi, po që se ka një vullnet politik dhe bashkë me opozitën, të bëhemi të gjithë bllok, të jeni të sigurtë që më pas krimi nuk gjen çarje. Sot krimi lufton për influencë. Kriminelët kanë arritur një stad tjetër dhe policia këtu është e pafuqishme.

Sipas tij gjëja më e keqe që i ka bërë PS vendit është kriminalizimi i shoqërisë.

Dashnor Sula: Gjëja më e keqe që i ka bërë këtij vendi PS është kriminalizimi i shoqërisë, i institucioneve, i policisë, parlamentit.

I bëj thirrje Edi Ramës, që kur të vendos kokën në jastëk, të mendoj se i ka arritur të gjitha çfarë do më?  Kjo qeveri duhet të ik sa më parë.