Dosjet me spiunët/ Beqiri: Pa dorën e Sigurimit të Shtetit s'do përmbysej regjimi, bashkëpunëtorë të tij Azem Hajdari, Berisha e Meta
Në kulmin e debatit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, avokati Idajet Beqiri thotë se çështje nuk ëhstë trajtuar asnjëherë si duhet.
Për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, analisti i politikës thotë se deri më tani ligji për dosjet është bërë mbi emra të përveçëm.
Madje ai shton se nëse nuk do të ishte dosja e Sigurimit të Shtetit nuk do të ishte përmbysur as regjimi komunist.
Beqiri: Kjo punë nuk është bërë mirë asnjëherë ose është bërë keq. Dhe ato komisionet Mezini, Bezhani,të gjitha janë bërë nën etiketimin që kë do shpëtojmë, kë e zë ligji dhe meqë këtë e zë ligji të bëjmë një paragraf që mos ta zërë këtë që ka qenë realisht bashkëpunëtor i Sigurimit. Është bërë me emra të përveçëm që të shpëtonte disa dhe të fuste disa që ishin kundërshtarë të asaj kohe. Kështu ka vazhduar. Nuk është bërë njëherë e mirë kjo punë. Nëse nuk do ishte realisht dora e Sigurimit të Shtetit që do të nxirrte elementët e tij më të besuar për të marrë situatën në dorë nuk do të përmbysej regjimi.
Sigurimi zgjati duart edhe më tej thotë ai.
Beqiri: Bashkëpunëtorët e Sigurimit ishin kryesorët që morën dhe krijimin e PD në fillimin e saj. Duke filluar nga kreu i partisë Azem Hajdari. Edhe Sali Berisha. Këtu dosjet kanë hequr njëri-tjetrin. Berisha ka qenë agjent i dyfishtë, i UDB dhe Sigurimit të Shtetit.Shumica e partive politike ishte në dorën e ish-Sigurimit të Shtetit, që dorë të fortë kishte Ramiz Alinë. Nuk janë hapur njëherë e mirë dhe pastër dosjet. Kur erdhi në pushtet Berisha ka bërë masakër me dosjet, kanë hequr dokumente të ndryshme, kanë mbajtur vetëm ato për të luftuar kundërshtarët politikë. Por të ketë vullnet të mirë nga të dy palët, pasi dy palët kanë probleme të kësaj natyre. Dhe këta që janë në pushtet sot kanë probleme të kësaj natyre.Edhe Ilir Meta, merita e vetme e tij në politikë ka qenë se i shërbente Sigurimit të Shtetit dhe i ka shërbyer që në vitin e dytë në gjimnaz.
Iniciativën e fundit ligjore që pritet të shqyrtohet sesionin e ri parlamentar ai e sheh si premisë për ti vënën njëherë e mirë kapak kësaj çështje që sipas tij po merr shumë energji, në vend që të shkojnë për progresin e vendit.
Beqiri: Ky ligj duhet ti japë fund dhe duhet të jetë diametralisht i kundërt me ata që u bënë për individë. Nuk është e vërtet se po bëhet kur Saliut dhe Ilir Metës. Nuk duhet të luajmë më por të dalin të vërtetat si janë. Të gjithë këta që janë sot në politikë dhe kushdo që do të futet në politikë, para se të futet duhet të thotë të hapet dosja ime nga institucioni, nëse dal i pastër të vazhdoj në politikë, po nuk dola i pastër nuk do merrem me politikë. Mos ta ndyejnë më jetën politike, liritë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend. Po harxhojmë energji të jashtëzakonshme me këto dosje.
