Tentojnë të trafikojnë armë drejt Kosovës, arrestime në Kukës, Durrës e Dibër
Gjashtë persona u vunë në pranga në tentativë për të trafikuar armë dhe municione luftarake drejt Kosovës. Operacioni u finalizua në Kukës, ndërsa u shtri edhe në Durrës dhe Dibër.
Një automatik kallashnikov, një pistoletë dhe fishekë. Armët e municione do të trafikoheshin drejt Kosovës.
Përgatitjet vijonin prej disa muajsh, por policia kishte marrë dijeni dhe personat e përfshirë ishin nën mbikqyrje.
Mbrëmjen që do të tentohej trafikimi i armëve, blutë ishin gati.
Operacioni “Rrugëtimi” i shtrirë në qarqet, Kukës, Durrës e Dibër u finalizua me arrestimin e 6 personave:
Rrahman Skuka 28 vjeç, banues në Dibër, Bajram Shiti 24 vjeç, banues në Bulqizë, Bukurosh Neziri 33 vjeç, banues në Durrës, Ulvi Huna 27 vjeç, banues në Dibër, Hysni Hani 59 vjeç, banues në Durrës dhe Kujtim Bajramaj 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
"Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" informoi sot (20 gusht 2022) policia e Kosovës.
Policia e Kukësit thotë se vijon punën hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit drejt Kosovës.





