Tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara, arrestohen tre persona
Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Durrës.
Të arrestuarit janë dy shtetas të cilët po kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara dhe dhe person i cili poi ndihmonte.
Të arrestuarit janë 63 vjeçari me inicialet A. H., , banues në Zvicër dhe 25 vjeçari me inicialet A. M., dhe R. G., 20 vjeç, banues në Kosovë. Kapja e tyre u bë falë operaciont policor të koduar “Intensive.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. H. transportonte me automjetin e tij, shtetasit A. M. dhe R. G., me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe se shtetasit A. M. dhe R. G. tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara ”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.a

