Ndërron jetë në Spitalin e Traumës, 55-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Fushë-Krujë

Ka ndërruar jetë 55-vjerçari i cili u plagos me armë zjarri në Fushë-Krujë.

Luan Hushi u plagos me arrmë zjarri nga rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Gazetari i Ora News Mark Brunga raportoi se i plagosuri dhe autori i ngjarjes janë  konfliktuar për pronësinë e drurëve që presin në zonën e pyllëzuar.

Gjatë konfliktit autori i plagosjes ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagosur Luan Hushin. Ai u qëll në bark. Menjëherë u transportua për në Siptalin e Traumës por atje ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Në vendngjarje ka mbetur makina e të plagosurit.

Autori akoma është në kërkim nga policia dhe deri më tani nuk ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij. Policia ka bërë bllokimin e zonës rreth e qark.

Policia e Fushë-Krujës ka marrë dron nga policia e Durrësit me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Vijin krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.