Afera e incineratorëve, Baçi : Rama, Veliaj e Ahmetaj po ndajnë 430 milion eurot e vjedhura me sekserët e tyre

Denoncimi i radhës për icineratorët u zhvendos në Fier. Deputeti i PD, Luan Baçi e zhvendosi podiumin e posaçëm para godinës së koncesionarit tashmë të sekuestruar, ku akuzoi se dyshja Rama-Subashi autorizuan miliona euro për persona në kërkim dhe një incenerator që nuk funksionon.

Luan Baçi: Qytetarët e Fierit tashmë e dinë mirë se bersoni që dyshja Rama dhe Subashi e autorizuan për firmosjen e çdo gjëje që kishte të bënte me incineratorin e Fierit fillimisht e emëruan drejtor të përgjithshëm të Al Petrol dhe më vonë e arrestuan. Pse Rama dhe Balluku paguan 3 herë nga 627 milion lekë brenda datës 1 gusht për incineratorin e Fierit, incinerator që akoma nuk funksionon?

Sipas tij pushtetarët po ndajnë miliona euro me pronarët e koncesionarit që tashmë janë në kërkim.

Luan Baçi: Meqenëse Zoto dhe Gugallja janë me urdhër arresti ndërkombëtar ku ua dërguan 2 milion euro brenda ditës? Pse u ndërrua 3 herë dhe pa asnjë debat incineratori i Fierit?  A po hetohet për falsifikimin e procesit të dokumentacionit të këtij incinerator?

Përmes rubrikes “5 Pyetje për inceneratorët” PD ka ngritur edhe shqetësimin për mungesën e hetimeve nga SPAK.