Fier, i gjendet kanabis në çantë, arrestohet 24-vjeçari

Një 24 vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë pasi i është gjetur në çantë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Levan, Fier, gjatë kontrollit të automjetit tip "Benz" në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij të supit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.