Reshjet e shiut nuk japin efekt, pyjet në malësinë e Kurbinit në flakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2022, 22:56
Reshjet e shiut që përfshijnë rajonin e Lezhës gjatë ditës së sotme nuk e kanë përmirësuar situatën e krijuar nga zjarret në territorin e këtij qarku.
Pyjet në malësinë e Kurbinit vijojnë të jenë në flakë. Zjarri i cili ka rënë prej gati një jave ka shkrumbuar rreth 200 hektarë pyje në fshatrat Skuraj, Gallat, Vinjoll, e Malbardh.

