Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i Call Center, në kërkim pronari
Një person ka rënë në pranga, pesë punonjës janë proceduar penalisht dhe është shpallur në kërkim pronari i një Call Center-i në Tiranë nën akzuzën se mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.Qendra e zbulua ne zonën e Myslym Shyrit e ndërsa po punohet për identifikimin e qëndrave të tjera.
Një administrator i një Qendre Call Center është arrestuar në Tiranë, ndërsa 5 punonjëse të tij janë proceduar penalisht.
Sipas burimeve bëhet me dije se Lorenc Lleshi administronte një subjekt privat Call Center, me pronar shtetasin G. C., në rrugën "Myslym Shyri".
Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuara si operatore shtetaset V. L., E. H., I. P., S. H. dhe A. Ç., të cilat së bashku me administratorin telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Sipas policisë punonjësit që kryenin ketë aktivitet paguheshin rreth 500 euro e ndërsa për çdo kontratë të mbyllur ata përfitonin bonuse e cila kapte shumë të kenaqshme.
Burimet bëjnë me dije se ky aktivitet Call Center kishte sigurar një listë me disa emra dhe numra telefonash të një shteti.
Kryesisht operatoret telefononin persona me moshë relativisht të madhe, pasi mundësia për ti mashtruar ishte e lartë.
Nga fillimi i vitit, mbi 200 persona janë vënë nën hetim nga prokuroria për mashtrimet me Call Center-a.
Alarmi për të këtë aktivitet u dha edhe nga shteti gjerman, i cili referoi në polici disa materiale që tregoje se si funksionon skema e mashtrimit.
Të paktën 15 salla Call Center-ash të paregjistruar janë zbuluar nga Policia e Shtetit.
