Vrasja për pyllin, 55-vjeçari u qëllua me kallashnikov nga fqinji në Fushë-Krujë

Një 55-vjeçar i identifikuar si Luan Hushi është vrarë mesditën e së mërkurës (10 gusht) në Fushë-Krujë. Si autor i ngjarjes dyshohet të jetë një fqinj i tij, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Vrasja paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të vjetra për një pyll.

Konflikti për disa dru në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës është shkaku i vrasjës së Luan Hushit, 55 vjeç.

Si autor të dyshuar policia e ka identifikuar Klodian Keqin ku ende nuk është bërë e mundur kapja e tij, ndërsa dhjetëra forca të policisë prej orësh janë duke krehur zonën.

Burimet bëjnë më dijë se 2 bashkfshatarët prej kohësh kishin konflikte më njëri tjetrin e ndërsa mëgjesin e së mërkurës Keqi kishte parë që 55 vjecçari Hushi ndodhej në zonën e pyllëzuar ku ishte afruar për të sqaruar edhe debatet që ata kishin me njeri-tjetrin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por pas disa zënkave verbale, debati ka kaluar në përdorimin e armëve.

Klodian Keqi e ka qëlluar më kallashnikov Luan Hushin duke e lënë të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Durrësit, ndërsa 55-vjeçari u nis për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Hetuesit dyshojnë se Klodian Keqi qëndron i fshehur pranë vendit të ngjarjes dhe për këtë arsye është kërkuar ngritja e dronit më qëllim lokalizmin e tij.

Po ashtu po punohet edhe me familjarët për të bindur autorin të vetëdorëzohet.

Autori i dyshuar rezulton person me precedent penal. Në vitin 2010, Keqi së bashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin.

Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie.