Shpërthim me tritol në derën e një banese në Kamëz

Një sasi tritoli është vendosur para derës së shtetasit M.Z. në Kamëz, e cila ka shpërthyer.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga shpërthimi i saj bëhet me dije se nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale të derës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kujtesa".

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më tej ngjarjen.