Vranësira dhe ulje të temperaturave, parashikimi i motit për sot
Nga Ora News Përditësimi i fundit 10 Gusht 2022, 07:29
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës.
Por parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme pas mesdite, të cilat do të mund të sjellin shira të pakët në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me mot të
qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.