Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, forcat "Shqiponja" vënë në pranga 29-vjeçarin

Një 29-vjeçari i shpallur në kërkim, ndërkombëtar është vënë në prangat  e policisë.

“Arrestimi i 29-vjeçarii me  inicialet J. Gj u bë i mundur nga Forca e Posaçme "Shqiponja", falë operacionit policor të koduar "Savona", njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.