1 ton marijuanë me skaf drejt Italisë, Gjykata e Vlorës lë në burg 3 të arrestuarit, një ende në kërkim
3 personat e arrestuar në Vlorë për 1 ton lëndë narkotike që u kap në ujrat italiane, kanë mbetur në burg. Gjykata atje vlerësoj sit ë ligjshëm arrestimin e tyre, ndërsa vendosi që hetiemt ndaj tyre të vijonin nën masën e arrestit në burg.
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 të arrestuarit që akuzohen për trafikun e 1 ton marijuane drejt Italisë.
Arber Saraseli 31 vjec, Saverjo Imeraj 21 vjec dhe Qemal Pekmezi 19 vjec, u arrestuan të hënën në një megaoperacion të policisë shqiptare asaj italiane dhe forcave europiane Frontex.
Gjykata e vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka vendosur masën arrest me burg.
Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.
Së bashku me 3 shyqiptarët e arrestuar Guarda di Finanza arrëestoi edhe dy shtetas ukrainas, ndërsa policia e Vlorës shpalli në kërkim Gregor Likaj.
Referuar deklaratës së policisë shqiptare Saraseli, Imeraj dhe Pekmezi me datën 07.GUSHT , rreth orës 15:00, kanë transportuar lëndën e narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.
Në këtë moment pala shqipatare dhe ajo italiane kanë shkëmbyer informacion, dhe në ndjekje të tyre me helikopter dhe skaf janë vënë 250 efektivë të policisë, shqiptare, italiane dhe evropiane.
Nga kqyrja e lëndës narkotike u gjeten 992 kg kanabis e cila ishte e ndarë në 153 pako dhe secila pako mbate peshën nga 6 deri në 8 kg.
Dyshimet janë që ukrahinasit të jënë paguar nga persona të tjerë për të kryer shkëmbimin e drogës e ndërsa shqiptarët e arrestuar dyshohen se kishin krijuar lidhjet në shtetin Italian për shitjen e lëndës anrkotike.




