Arabët financojnë Qukës-Qafë Plloç, 49 milionë dollarë do të jepen me kushte lehtësuese

Është nënshkruar  marrëveshja për financimin e shtesës së huas, për projektin e ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Arab të Zhvillimit, Z. Abdulrahman Al-Marshad.

Ndërtimi i 43.4 kilometrave rruge të aksit Qukës-Qafë Plloçë do të realizohet me fondet saudite. Marrëveshja shtesë është firmosur mes ministres shqiptare të financave dhe drejtorit ekzekutiv të Fondit Arab të Zhvillimit, ndërsa shuma prej 49 milionë dollarëve do të jepet me kushte lehtësuese.

Delina Ibrahimaj:  Do të ketë një afat zgjatjeje prej 25 vjet. Ka një normë lehtësuese prej 2 për qind dhe e cila për 5 vitet e para nuk parashikon pagim.

Në përfundimin e këtij projekti synohet krijimi i më shumë lehtësirave për zonat turistike, por po ashtu dhe një lidhje më të shpejtë me Greqinë.

Delina Ibrahimaj: Duke garantuar kështu rrugën më të shpejtë ndërmjet kryeqytetit dhe zonave të jug lindjes deri në kufi me Greqinë. Ky përmirësim në infrastrukturë do të ndikojë në  përmirësimin e bizneseve të zonës dhe përmirësimin e turizmit.

Abdulrahman Al-Marshad: Do të nënshkruajmë marrëveshjen e kredisë për ndërtimin e rrugës Tiranë –Elbasan me një vlerë totale 49 milion dollar si kredi shtesë e dhënë nga Fondi Arab për Zhvillim.

Aksi do të jetë  me dy korsi ndërsa kredia do të jetë për 25 vite në të cilat 5 vitet e para nuk do të ketë pagesë principali.

Në 2014-ët për të njëjtin aks rrugor u morën 25 milionë dollarë kredi.

Arabët financojnë Qukës-Qafë Plloç, 49 milionë