Vlonjati shtin më armë në ajër pas sherrit me gruan, policia në kërkim të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2022, 22:45
Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua mbrëmjen e sotme në Kaninë të Vlorë. Policia thotë se rreth orës 21:45, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

