Dy të rinjtë, nën kërcënimin me thikë, i grabisin çantën dhe sendet personale një personi në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2022, 12:48
Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa një 17-vjeçar është shpallur në kërkim.
Dy të rinjtë dyshohet se nën kërcënimin e thikës i kanë vjedhur çantën dhe sendet personale shtetasit M.K.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 20 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. E., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e një thike, në Kombinat, i kanë vjedhur çantën dhe sendet personale, shtetasit M. K.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale
