Pogradec, përplasen dy automjete në shëtitore, plagoset këmbësori

Një aksident ka ndodhur në shëtitoren e Pogradecit paraditen e sotme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dy automjete janë përplasur e për pasojë është plagosur këmbësori që po kalonte pranë tyre.

"Më datë 10.08.2022, rreth orës 11:30, në qytetin e Pogradecit, janë përfshirë në një aksident mjeti tip "Chrysler" me drejtues shtetasin L. G. dhe mjeti tip "Passat", me drejtues shtetasin E. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi E. S dhe pasagjeri D. S., që ndodheshin në mjetin tip "Passat", të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve," njofton policia.

Me drejtuesin e mjetit tip "Chrysler" L. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.