Policia jep detaje nga plagosja në Fushë-Krujë, autori në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2022, 10:49
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë ku mbeti i plagosur me armë zjarri Luan Hushi.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
“Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
