“Çfarë do të bëje nëse do të kishte pësuar Zaho atë që ka pësuar Jonada?”, protestuesi i revoltuar me Ramën: Do të ikësh me turp
Revolta e qytetarëve lidhur me ngjarjen e ndodhur më 2 gusht 2022 në Himarë ka prekur të gjithë shqiptarët.
Në protestën e mbajtur ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.
Sakaq gjatë fjalës së tij një nga qytetarët është drejtuar me një pyetje për Ramën ku thotë “zoti Rama çfarë do të bëje nëse do të kishte pësuar Zaho atë që ka pësuar Jonada”.
“Ik sa më parë zotëri se që do të ikësh me turp do të ikësh. Kemi ardhur të të themi ty zoti Rama çfarë do të bëje nëse do të kishte pësuar Zaho atë që ka pësuar Jonada. Dil dhe folu shqiptarëve. Je ti fajtor që ke vënë një ministër të papërgjegjshëm. Dil ti Edi Rama dhe thuaju shqiptarëve që ke bërë një faj të rëndë. Ti je vrasës i këtij populli, kriminel. Ti gjithçka mund të bësh për karrigen tënde. Ki parasysh një gjë, kanë qenë burra më të fuqishëm se ti dhe kanë përfunduar nëpër puse. Këtij populli i ka vajtur atje ku nuk mban më. Hiqi ato dy ministra se janë fajtorë.”
“Ne jemi këtu për të përdorur çdo shpirt të pastër që ju ndalua jeta padrejtësisht dhe me ato shpirtra të dalim dhe do të prishim gjumin dhe do tja trazojmë gjumin këtij regjimi që urren popullin e vet, që ka barrjera të mëdha me pupullin e vet. Akti më normal më qytetar ëhstë dorëheqja”, u shpreh një tjetër protestues.
