Alarm dhe në Divjakë, zjarri masiv në kodrat e Shën e Premtes përparon drejt fshatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 18:43
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Shën e Premtes në Divjakë. Flakët të ndihmuara nga era e fortë kanë përparuar deri në afërsi të rezervuarit të Divjakës, shume prane fshatit Gërmenj.
Raportohet se nga flakët janë djegur dhjetëra hektare ullishte, pemëtari e shkurre të thata dhe sipërfaqe me bar të thatë.
Zjarrfikëse të Beratit, Fierit dhe Kuçovës ndodhen në vendngjarje pasi mund të ketë përhapje drejt fshatit.
