Operacion nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarrit në Selenicë, digjen 3 banesa

Vijon të jetë aktive zjarri në fshatin Dushkarak të Bashkisë së Selenicës.

Si mundësi e vetme ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tij.

Banorët e zonës flasin për tre banesa të djegura nga flakët, teksa sipërfaqa e tokës e shkrumbuar me ullinj, shkurre dhe bimësi është e konsiderueshme.

Situata është përkeqësuar për shkak të ndërhyrjes me vonesë të forcave zjarrfikëse.

Banorët tregojnë se kanë lajmëruar disa herë zjarrfikësen por kjo e fundit ka ndërhyrë shumë vonë.

Është kërkuar mbështetja edhe e zjarrfikëses së Fierit pasi e Vlorës me tre automjetet që ka, ka qenë duke u marrë me vatra të tjera aktive zjarri në qytet.

Në mbështetje të zjarrfikësve të Selenicës kanë shkuar 50 forca zjarrfikëse nga Vlora, Patosi dhe Himarë.

Ndërkohë zjarrin vijon të përhapet.

Operacion nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarrit në Selenicë,

Operacion nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarrit në Selenicë,

Operacion nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarrit në Selenicë,