Nuk përdorej prej vitesh, digjet mjeti i parkuar i Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Devoll
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 16:48
Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll.
Mjeti, bëjnë me dije burime pranë kësaj njësie, kishte vite jashtë funksionit dhe ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës.
Është dashur ndërhyrja e Forcave të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Devollit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër qe ndodhej i parkuar në afërsi të garazheve ngjitur me mjetin e djegur.
Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qenë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.



