"Sot çdo qytetar duhet të jetë në protestë" Balliu: Kumbaro shet dëngla nëpër baret e patronazhistëve
Ish deputeti demokrat Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të organizohet ditën e sotme në orën 19: 30.
Balliu shprehet se është anomali të mos jesh sot në atë protestë, pasi sipas tij është detyrim qytetar të reagosh në ngjarje të tilla.
Klevis Balliu: Sot çdo qytetar duhet të jetë në protestë. Unë patjetër që do të shkoj. Shkoj për respektin e asaj familje. Ministri duhet të japë dorëheqjen dhe për mënyrën se si ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike. Si mundet Kumbaro të mos mbajë asnjë përgjegjësi kur shëtiste nëpër baret e patronazhistëve e shiste dëngla. Kjo është një dramë. Asaj familje Zoti i dhëntë forcë të kalojë këtë moment darmatik. Është anomali të mos jesh sot në atë protestë. Në atë protestë vjen se është detyrim qytetar të reagosh në ngjarje të tilla.
Sakaq ai tha se nuk duhej të ishte nevoja të zhvillohej një protestë e tillë pasi vetë ministri duhej të kishte dhënë dorëheqjen.
Klevis Balliu: E vërteta është se nuk duhet të kishte protestë. Ministri duhet të jepte dorëheqje është një akt normal. Sa shpejt reagoi sot për një operacion të Guardia De Finanza. Mirë që pret 4 dit por pret dhe gruan ta mbrojë, burrin ministër dhe ish burrin kryeministër. Bota ka dhënë dorëheqjen se është kapur duke tradhëtuar gruan se ka ardhur me vonesë në takim. Këtu ka humbur ndjenja njerëzore. Ti ke një detyrim se përfaqëson shtetin shqiptar e duhet të sillesh sipas një morali të caktuar. Duhet të mbash përgjegjësi e të japësh dorëheqja. Kumbaro para dy javësh shkonte biznes me biznes, ishte në terren, pse nuk foli. Apo ishte te lokali i patronazhistëve.
Gjithashtu Balliu tha se ajo çfarë i intereson qeverisë është të fryjë xhepat.
Klevis Balliu: Kur një qeveri e tërë fokusohet te krimi, te vjedhja te droga kjo është ajo që do të ndodhi. Të gjitha akuzat, për të gjitha çështjet që kemi ngritur kanë pasoja. Mungesë sigurie, për tokën familjen. Këtu nuk ka siguri për asgjë. Drejtori i policisë nuk bën dot asgjë sepse është gjithë i kapur, është kryeminstri është ministry, se ministri nuk është as ministër, është kryeministr dhe ministër dhe kryeministër. Jam i bindur që do të ketë një reagim qytetar dhe është në përgjegjësi të tij të japë dorëheqjen. Përpara karriges me të cilën ato fryjnë xhepat e tyre ato nuk duan t’ja dinë kush është gjallë e kush është vdekur.
Protesta e sotme është protesta e dytë që do të zhvillohet për ngjarjen tragjike të ndodhur në Himarë më 2 gusht 2022 ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtonte efektivi i policisë Tase.