Rruga e vdekjes në Dibër, Qafë Bualli-Krastë, 16 km rrugë që nuk është investuar kurrë

Kjo është rruga Qafë Bualli-Krastë (shiko videon) në zonën e Martaneshit në Dibër.

Gjashtëmbëdhjetë kilometrat e aksit janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve.

"Rruga është skandal."

Ata thonë se në 30 vite nuk është investuar asnjëherë në rrugë.

"Jetë mizerje, me vuajtje të mëdha."

"Rruga është skandal, 30 vjet demokraci. Që në kohën e Enver Hoxhës një lopatë dhe se ka hedhur njeri, jo më asfalt."

Kur kanë raste emergjente situata bëhet edhe më shqetësuese.

"Me na u sëmurë një fëmijë për spital ne më tepër e vdesim në rrugë sesa e shpëtojmë për te spitali".

Thonë se në aks kalojnë rreth 50 mjete të tonazhit të rëndë në ditë të ngarkuar me krom ndaj situata pritet të përkeqësohet.

"Mbi 50 kamionë me krom kalojnë në ditë."

Banorët e zonës shprehen se çdo herë kur ka zgjedhje politikanët premtojnë rregullimin e rrugës, por asnjëherë nuk kanë vënë dorë në të.

"Vetëm premtime, 16 km rrugë asnjëherë nuk u bë."

"Nuk e vret kush mendjen, është vend i vdekur, i mbaruar."