Zjarri në fshatin Pashnik në Berat djeg 3 ha pisha, zjarrëfikësit me pompa uji dore dhe mjete rrethanore
Një zjarr i madh ka përfshirë pllajën e zonës malore në fshatin Plashnik në Berat. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha, ndërkohë që zjarri po vijon të përhapet si rezultat i temperaturave të larta dhe erës.
Drejt zonës së zjarrit janë nisur 4 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, të cilët po punojnë me pompa uji dore dhe mjete rrethanore.
Deri më tani zjarrfikësit nuk kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit.
Mësohet se është kërkuar edhe ndihma e helikopterëve për hedhjen e ujit nga ajri, ndëkohë që vatrat e zjarrit janë ende aktive.
Flakët e zjarrit që kanë pësuar shtrirje të madhe në pjesën malore dhe nga vendngjarja raportohet se deri më tani 3 hektarë sipërfaqe me pisha janë shkrumbuar.
