Simbolika në protestën për Jonadën, bojë e kuqe mbi murin e Ministrisë së Brendshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 20:12
Bojë e kuqe në muret e Ministrisë së Brendshme për jetën e humbur të 7-vjeçares Jonada Avdia në Potam të Himarës me dy gusht.
Një protestues derdhi në mbyllje të tubimit te Ministria një shishe me bojë në murin e godinës si simbolikë për përlyerjen e duarve të shtetit me gjak, duke qenë se e kanë konsideruar një krim shtetëror për shkak se autori i vrasjes Arjan Tase ishte polic dhe për shkak të mosmarrjes së masave të sigurisë në bregdet.
Me dhjetëra protestues kërkuan mbrëmjen e sotme dorëheqjen e Ministrave Çuçi dhe Kumbaro dhe kryepolicit Gledis Nano, duke i bërë përgjegjës për tragjedinë.
Protesta e sotme erdhi pas ultimatumit 72 orësh për dorëheqje në protestën e shkuar.

