Sarandë/ Hidhet në det nga trampolina, plagoset rëndë 28-vjeçari, niset me helikopter drejt Traumës
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 18:29
Një pushues 28-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi është hedhur nga trampolina.
Endri Mera 28-vjeç, nga Tepelena, i ndodhur me pushime në Sarandë, është plagosur rëndë pasi është hedhur nga trampolina me kokë në det.
Menjëherë është transportuar në urgjencën “Stefan Mekshi” në Spitalin e Sarandës.
Sipas bluzave të bardha, i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës.
Ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal dhe po niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.
