Balliu thirrje SPAK të thërrasë Erion Veliajn: Zgjohet me plan konkret çfarë do vjedhë sot

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka bërë publike dokumenta sipas të cilave incineratori i Tiranës nuk ka marrë fonde vetëm nga bashkia e kryeqytetit që tashmë akuzohet se ka nënshkruar një kontratë të dyshimtë. Në skemë është përfshirë dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Janë 310 mijë euro që janë dhënë për të pas aplikimit për zhvillimin e bujqësisë në landfill.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja Balliu u shpreh se SPAK duhet të thërrasë Erion Veliaj. Ai tha se është një njeri i cili zgjohet me plan konkret se çfarë do të vjedhë se Veliaj është një njeri i cili zgjohet me plan konkret se çfarë do të vjedhë.

Klevis Balliu:  Kemi publikuar dokumenta ku kompania që është dhe administrator në kompaninë që ka marrë me koncensionin tenderat ka marrë një tokë, dhe AZHBR i jep fondet e BE, që BE ja jep shtetit për të ndihmuar bujqësinë. Paratë që BE na ndihmon e vidhen nga qeveria, kanë shkuar te inceneratorët e Veliajt në vend të shkojnë te bujqësia. Kriza e bujqësisë, jemi i vetmi vend në botë që nuk ka subvencione dhe me taksim më të lartë ka sjell ulje konsumi, dhe njerëzit nuk kanë ku të punojnë e largohen. Në këtë pikë aq kritike për qeverinë, ato vjedhin fondet e BE.  Ka vetëm një njeri që ka fuqin e autoritetin për ta bërë një gjë të tillë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Shqiptarët paguajn dhjetëra mijëra euro për të mbajtur në këmbë këto afera.  AZHBR ka mohuar të ketë pasur lidhje me kompaninë e inceneratorëve por kjo doli të mos jetë e vërtetë.

“Veliaj në një përgjim ka thënë kush na del kundra i sul SPAK. Dhe kur dëgjoj këtë dhe kur shoh SPAK që nuk bën asnjë lëvizje për të hetuar Veliaj  atëherë më lind e drejta të them që SPAK është një organ që mund ta suli Erion Veliaj. Blegtoria ka vdekur, fermerët janë zhdukur. Fermerët aplikojnë por nuk fitojnë se nuk kanë Ramën nuk kanë Veliajn më vete.  Kanë arrestuar dy persona dhe e quajnë sukses por vjedhja vazhdon. Duke u bazuar fakteve besim nuk kam por SPAK të thërrasin Erion Veliajn, është një njeri i cili zgjohet me plan konkret se çfarë do të vjedhë sot. Veliaj dhe Rama nuk dalin pa plan se çfarë do të vjedhin. Dhe ish deputeti i PS ka çuar emaile për abuzime që po bëhen në ARRSH dhe vende të tjera.” 

“Jo vetëm PD e Partia e lirisë por dhe shoqeria civile po punojnë për të demaskuar aferat e qeverisë. Ne jemi të gjithë në një linjë të shpëtojmë shqipërinë nga Edi Rama”, u shpreh Balliu.