Në Selenicë kërkohet ndihmë pasi zjarri rrezikon banesat. Dy vatra zjarri në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 16:01
Në Selenicë vijon të jetë aktive një vatër zjarri në fshatin Dushtarak.
Era favorizon flakët dhe deri tani flitet prë 30 ha shkurre, pemtari dhe ullinj. Gjithashtu mësohet se është shkrumbuar dhe një banesë dhe rrezikohen banesa të tjera.
Zjarrfikësit e Selenicës e kanë të pamundur të shuajnë të vetëm flakët ndërkohë që zjarrfikësit e Vlorës janë në aksione për shuarjen e flakëve të tjera. Mësohet se zjarri paraqet rrezik për banorët e Selenicës.
Vijojnë të mbeten shqetësuese vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Shkodër.
Ndërkohë në fshatin Drisht të Postribës dhe në zonën e Bërdicës ka 2 vatra aktive.
Po ndërhyhet nga Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore të bashkisë dhe banorë të zonës informon Ora News.