Rritja e çmimeve, Partia e Lirisë paketë propozimesh për përballim të krizës
Partia e Lirisë i ka paraqitur qeverisë një paketë propozimesh për përballimoin e krizës me të cilën po përballen qytetarët shqiptarë.
Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Tedi Blushi përmes një deklarate për shtyp tha se shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë.
Si rezultat i kësaj ata kanë propozuar paketën sipas të cilëve është mënyra për daljen nga rruga drejt falimentit të vendit dhe shkatërrimit të ekonomike familjare, Partia e Lirisë propozon 6 masa efektive, që luftojnë varfërinë, në të mirë të qytetarëve, familjeve dhe bizneseve shqiptare.
Tedi Blushi: Për daljen nga rruga drejt falimentit të vendit dhe shkatërrimit të ekonomike familjare, Partia e Lirisë propozon 6 masa efektive, që luftojnë varfërinë, në të mirë të qytetarëve, familjeve dhe bizneseve shqiptare.
I bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimet konkrete të Partisë së Lirisë:
1. Indeksoni pagat!
2. Rritni rrogat dhe pensionet!
3. Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!
4. Ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit.
5. Që turizmi të marrë frymë, mbështeteni me paketa konkrete ndihme.
6. Lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, (nismë ligjore e depozituar tashmë në Kuvend), sepse edhe ukrainasit në luftë e blejnë sot naftën më lirë (1.4 eu/litër) se shqiptarët në (1.9 eu/litri).
Partia e Lirisë angazhohet që nisma e saj e parë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të jetë indeksimi me ligj i menjëhershëm i pagave, detyrim ligjor dhe kushtetues, që Edi Rama nuk e ka venë në zbatim prej vitit 2017.
Një thirrje publike edhe për të gjithë punonjësit e tatimeve dhe taksave: Mos ju bindni asnjë urdhëri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor!
